Vendi nën sulm, me qindra ukrainas qëndrojnë në radhë në shkallët e një stacioni treni

schedule21:56 - 28 Shkurt, 2022

schedule 21:56 - 28 Shkurt, 2022

Ndërkohë që Rusia vijon me përpjekjet e saj për të pushtuar Ukrainën, një pjesë e civilëve janë armatosur për të mbrojtur vendin e tyre nga armiku, kurse të tjerë kanë zgjedhur të largohen nga vendi apo të strehohen në stacione treni apo metroje.

Agjencia e lajmeve Associated Press ka publikuar së fundmi disa foto të shkrepura në një stacion treni të tejmbushur me ukrainas që po përpiqen t’i shpëtojnë agresionit të pushtuesit.

Me qindra njerëz mund të shihen ndërsa ecin në shkallët e stacionit pas një ndryshimi në minutën e fundit të platformës së nisjes për një tren me destinacion Lviv në Kiev.

Një nga fotot tregon një grua që përpiqet të mbajë fëmijën e saj në mes të turmës. Ndërkohë, nga ana tjetër e botës, presidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që të mos shqetësohen për luftën bërthamore, duke nënkuptuar që nuk është opsion.

Tre të katërtat e trupave ruse janë të angazhuara tashmë brenda Ukrainës, sipas Pentagonin. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se pothuajse 75% e forcave ruse të mbledhura në kufijtë e Ukrainës ndodhen brenda vendit.

Një pjesë e mirë e tyre është pozicionuar rreth 25 km nga kryeqyteti Kiev, një avancim prej afërsisht 5 km që nga e diela. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!