Vendi në protesta, talebanët e armatosur argëtohen në Parkun Kombëtar të Afganistanit

schedule16:32 - 19 Shtator, 2021

schedule 16:32 - 19 Shtator, 2021

Luftëtarët talebanë janë fotografuar me armë në dorë ndërsa argëtoheshin duke pedaluar në një park kombëtar të vendit. Ndërkohë në mbarë Afganistanin janë duke u mbajtur protesta kundër ndalimit të vajzave në shkollë.

Pamjet e publikuara tregojnë militantët që kanë hipur në barkat në formë mjellmash dhe pedalojnë në ujin e Parkut Kombëtar Band -e Amir. Më parë kjo ishte një pikë e vizituar turistike për të huaj e vendas. Parku ka gjashtë liqenë të thellë që ndodhen në malet Hindu Kush, afërsisht 45 milje nga Bamiyan,  dikur shtëpia e Budave të Bamiyanit, të cilat talebanët i shkatërruan në 2001.

Sundimtarët e rinj talebanë të Afganistanit, të cilët ngritën një ministri për ‘përhapjen e virtytit dhe parandalimin e veseve’ në ndërtesën që dikur kishte Ministrinë e Çështjeve të Grave, tani po përballen me protesta për mënyrën sesi po i trajtojnë gratë dhe vajzat, vetëm një muaj pasi morën kontrollin e kryeqytetit.

Punonjësve femra në Kabul u është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe tashmë atyre do t’u lejohet që të bëjnë vetëm punë që nuk mund të zëvendësohen nga burrat. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!