Vendi në izolim, ndihmësi ftoi më shumë se 100 persona në festë, emaili që “dogji” Johnson

schedule12:17 - 11 Janar, 2022

schedule 12:17 - 11 Janar, 2022

Boris Johnson u akuzua të hënën për shkelje të rregullave anti-Covid pasi zbulimi i një emaili tregoi se një nga zyrtarët e tij ftoi më shumë se 100 anëtarë të Downing Street për të festuar. Kryeministri besohet të ketë marrë pjesë në festë më 20 maj 2020 së bashku me Carrie Johnson, në atë kohë e fejuara e tij.

“Përshëndetje të gjithëve, pas kësaj periudhe që ka qenë tepër e ngarkuar, menduam se do të ishte mirë të shfrytëzonim sa më shumë motin e mrekullueshëm dhe të pinim disa pije të distancuar nga shoqëria në kopshtin nr. 10 këtë mbrëmje.

Ju lutemi bashkohuni me ne nga ora 18:00 dhe merrni me vete pijen tuaj,” shkruhet në email.

Ai ftoi pak më shumë se 100 punonjës në festë në një kohë kur grumbullimet sociale ishin të ndaluara dhe lejohej qëndrimi në vende publike vetëm me një anëtar të familjes. Rreth 30 deri në 40 persona thuhet se kanë marrë pjesë në festë.

Zëdhënësi i Johnson nuk pranoi të komentojë mbi shkeljet e mundshme të rregullave. Downing Street. Nr. 10 nuk e mohoi këtë fundjavë që Johnson dhe gruaja e tij, Carrie, me të cilën u martua në maj 2021, morën pjesë në këtë ngjarje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!