Vendi i preferuar i shqiptarëve rezulton më i rrezikshmi për të marrë Covid-19

schedule15:35 - 5 Korrik, 2020

schedule 15:35 - 5 Korrik, 2020

Me hapjen e masave nga qeveria, është ulur ndjeshëm sensibilizimi i qytetarëve për të zbatuar masat anti-covid, pavarësisht rritjes së lartë të shifrave të të infektuarve.

Tanimë asnjë aktivitet nuk është i ndaluar, dhe qytetarët kryejnë vazhdojnë lirisht rutinën e tyre të përditshme.

Por cilat janë aktivitetet  që përbëjnë rrisk më të lartë të përhapjes së koronavirusit.

Shoqata mjekësore Texas Medical Association ka publikuar një listë të aktiviteteve, ku për nga rreziku i përhapjes së Covid-19 kryesojnë pikërisht kafenetë, duke u ndjekur më pas nga stadiumet, koncertet, teatri, si dhe palestrat.

Rrisk i ulët

Të porosisësh ushqim në restorant

Të luash tenis

Kamping

Rrisk mesatarisht i ulët

Të bësh pazar në supermarket

Shëtitje në këmbë vetëm ose me të tjerët, ose shëtitje me biçikletë

Loja e golfit

Qëndrimi në hotel për dy netë

Qëndrimi në hollin e pritjes së një klinike

Të shkosh në librari ose muze

Të hash në ambientin e jashtëm të një restoranti

Të ecësh në një zonë me shumë persona

Aktivitetet mesatarisht të rriskuara

Të hash darkë në shtëpinë e dikujt tjetër

Të shkosh në një barbecue (festë në oborr)

Plazhet

Të bësh pazar në qendër tregtare

Të çosh fëmijët në shkollë ose kampingje

Të punosh një javë në një zyrë

Të notosh në një pishinë publike

Rrisk mesatarisht i lartë

Parukeritë dhe berberhanet

Të hash brenda në restorant

Të marrësh pjesë në dasma apo ceremoni mortore

Të udhëtosh me avion

Loja e basketbollit

Loja e futbollit

Të përqafosh ose të shtrëngosh duart me një mik

Rrisk i Lartë

Palestrat

Të shikosh film në kinema

Të marrësh pjesë në një koncert muzike

Të shkosh në stadiume

Të marrësh pjesë në aktivitete fetare me më shumë se 500 persona

Të shkosh në kafe

ABCNews.al