“Vendi i dytë nuk mjafton më, tani duam titullin”, Tomori flet si milanist “puro”

schedule22:37 - 17 Qershor, 2021

schedule 22:37 - 17 Qershor, 2021

Milani zyrtarizoi sot blerjen përfundimtare të Fikayo Tomorit nga Chelsea për shifrën e 29.2 milionë eurove, pasi anglezi bindi pas vetëm, 6 muajsh huazim në Milano.

Pas firmës mbi kontratën 4-vjeçare, Tomori tha fjalët e para si lojtar i gjithi në pronësi të Milanit dhe premtoi luftëra më të mëdha sezonin e ardhshëm.

“Kemi arritur të kualifikohemi në Champions League dhe jemi të lumtur, duam t’i japim vazhdimësi sezonit të shkuar. Jemi Milani, duhet të luftojmë për trofe. E përfunduam sezonin në vendin e dytë, tani do shohim nëse mund të përmirësohemi më shumë dhe të fitojmë titullin.

Do përpiqemi të bëjmë mirë në Champions League. Ishim pranë titullit, do provojmë ta marrim vitin tjetër. Duam edhe Kupën e Italisë”, u shpreh Tomori. /abcnews.al