Laçi vuajti ndaj Dinamos për të siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme për vendin e dytë, teksa vetëm në minutën e 88-të arritën të siguronin fitoren falë një penalltie.
Pas kësaj ndeshje trajneri i bardhezinjve, Shpëtim Duro u shpreh se skuadra e tij duhet ta mbyllte ndeshjen më parë, ndërsa është i lumtur për 3 pikët.
“Kushtet e këqija e vështirësonin shumë. Hëngrëm një gol gjatë kohës që Dinamo nuk erdhi një herë në port. Duhet ta mbyllnim ndeshjen më përpara. Kur nuk shënon do të ndëshkohesh.
Mentori dihet çfarë kualiteti ka, edhe Guindo po ashtu. Adeleke ka ardhur në ritmin e duhur. Ky tre pikësh na jep edhe qetësi. Bën që gjërat të rregullohen dhe gradualisht.
Kam qenë i stresuar se ka qenë një erë skandaloze, nuk të linte të luaje. Fati që shënuam që në momentet e para. Kishte tension dhe nervozizëm. Dinamo luante ndoshta shansin e fundit. Për mua Dinamo është në Kategorinë e Parë. Brenda Dinamos ka lojtarë me kualitet. Nuk e meritonte të shkonte në këtë situatë.
Na ikën shumë futbollist. Marku ishte një nga më të mirët sezonin e kaluar. Kjo skuadër është forcuar akoma dhe më shumë. Mendoj se është një grup më se i kompletuar.
Vendi i dytë është një arritje historike për Laçin. Do të luftojmë. Asgjë s’ka mbaruar. Do të jetë një luftë e ashpër deri në fund.
Kjo është ndeshja e dytë e imja në kampionat. U kualifikuam në Kupë. Arritëm ta fitojmë këtë ndeshje. Ndikon edhe në klasifikim, por edhe në aspektin psikologjik”, theksoi Duro. /f.a/abcnews.al