Disa vende europiane do të fillojnë javën me disa hapa të reja për të lehtësuar bllokimet e rrepta në vend.
Të hënën, në Gjermani do të lejohet hapja e dyqaneve të vogla dhe shkollat do të rifillojnë për ato klasa që kanë provimet e diplomimit.
Javën e kaluar Berlin tha që niveli i rasteve të reja ishte ngadalësuar dhe se shpërthimi ishte nën kontroll – ndërsa paralajmëroi se njerëzit duhej të ishin vigjilentë për të shmangur një valë të dytë të infeksioneve.
Gjithashtu nga e hëna, Polonia do të rihapë parqe dhe pyje dhe në Norvegji , shkollat dhe çerdhet do të rihapin dyert e tyre për fëmijët. Republika Çeke do të lejojë tregjet e hapura të tregtisë dhe në Shqipëri , industritë dhe minierat e naftës do të rifillojnë punën.
Sidoqoftë, Spanja , e cila ka bllokimin më të rreptë në Europë, dhe Franca kanë vendosur që masat të vazhdojnë për disa javë të tjera. Sidoqoftë, në Spanjë, fëmijëve do t’u lejohet të shëtisin me orare të caktuara javës që vjen./abcnews.al