Vendet baltike thirrje Gjermanisë: Dërgoni sa më shpejt tanket “Leopard” në Ukrainë

schedule14:07 - 21 Janar, 2023

schedule 14:07 - 21 Janar, 2023

Ministrat e Jashtëm të tre vendeve baltike (Letoni, Estoni, Lituani) i kanë bërë thirrje Gjermanisë që të dërgojë menjëherë në Ukrainë tanket “Leopard”.

“Ne, ministrat e jashtëm të Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë, po i kërkojmë Gjermanisë që t’i dërgojë Ukrainës sa më shpejt tanke Leopard ,” tha në Twitter ministri i Jashtëm letonez Edgars Rinkevics.

“Kjo është e nevojshme për të ndaluar sulmin rus, për të ndihmuar Ukrainën dhe për të rikthyer paqen në Europë”, shtoi ai, duke nënvizuar se “Gjermania, si fuqia e parë europiane, ka një përgjegjësi të veçantë në këtë drejtim”.

Aleatët e Ukrainës u takuan të premten në Ramstein, Gjermani për të diskutuar dërgesat e armëve megjithatë nuk arritën  të binin dakord për dorëzimin e armëve të rënda.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!