Vendet Baltike, Finlanda dhe Polonia mund të ndalojnë hyrjen e turistëve rusë

schedule13:12 - 23 Gusht, 2022

schedule 13:12 - 23 Gusht, 2022

Turistët rusë mund të ndalohen të hyjnë në Estoni, Letoni, Lituani, Poloni dhe Finlandë nëse BE-ja nuk miraton një ndalim në mbarë bllokun, sipas ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.

Volodymyr Zelensky i ka kërkuar BE-së të vendosë një ndalim udhëtimi për turistët rusë, duke argumentuar se sanksioni më i rëndësishëm ishte “mbyllja e kufijve, sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetër”, shkruan The Guardian.

Thirrja e presidentit ukrainas është mbështetur nga disa liderë të BE-së, përfshirë kryeministren finlandeze, Sanna Marin dhe homologen e saj estoneze, Kaja Kallas. Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Finlanda të gjitha ndajnë një kufi me Rusinë.

“Rusët nuk duhet të lejohen të hyjnë në BE ndërsa vendi i tyre po bën gjenocid. Kam biseduar me ministra nga të gjitha këto vende. Nuk shoh shumë dallime politike”, u tha Landsbergis gazetarëve

Të hënën, SHBA hodhi poshtë kërkesën e Ukrainës për një ndalim të plotë të vizave për rusët, duke thënë se administrata e Biden kishte vendosur tashmë kufizime të vizave për zyrtarët e Kremlinit, por se fokusi i saj do të ishte në identifikimin e atyre që janë përfshirë në pushtimin rus të Ukrainës dhe t’i mbajë ata përgjegjës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!