Vendet anëtare vendosin unanimisht: BE do të strehojë refugjatët ukrainas për tre vite

schedule21:18 - 27 Shkurt, 2022

schedule 21:18 - 27 Shkurt, 2022

BE ka rënë dakord unanimisht midis të gjitha vendeve anëtare për të pranuar refugjatë ukrainas deri në tre vjet pa u kërkuar atyre që të aplikojnë fillimisht për azil. Lajmin e bëri të ditur ministri i brendshëm gjerman.

Kujtojmë se më herët BE ka paralajmëruar se Evropa po përballet me një krizë të madhe humanitare dhe numri i njerëzve të zhvendosur brenda vendit nga pushtimi i Rusisë mund të jetë më i lartë se shtatë milionë.

“Ne jemi dëshmitarë të asaj që mund të bëhet kriza më e madhe humanitare në kontinentin tonë evropian në shumë e shumë vite,” tha në një konferencë shtypi Janez Lenarcic, komisioneri për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave.

“Aktualisht, numri i pritur i ukrainasve të zhvendosur është mbi shtatë milionë njerëz,” tha ai, duke cituar shifrat e OKB-së.

Ai tha se rreth 18 milionë ukrainas pritet të preken nga konflikti në aspektin humanitar dhe rreth katër milionë të ikin nga vendi. /abcnews.al/