Vendbanim 7 mijëvjeçar në Maliq/ Zbulime të reja nga arkeologët shqiptarë dhe gjermanë

schedule15:01 - 27 Gusht, 2024

schedule 15:01 - 27 Gusht, 2024

Pas kërkimeve trevjeçare të ekspeditës së përbashkët të arkeologëve shqiptarë, arkeologëve të Universitetit të Këlnit në Gjermani dhe atij të Bufalos në Sh.B.A. ka zbuluar në fshatin Podgorie të Maliqit, gjurmë të rrethimit të një vendbanimi, që daton nga 5 mije e 500 deri 5 mije vjet para Krishtit. Rrethimi nuk është fortifikim, por një hendek që mbronte vendbanimin nga kafshët e egra.

Gërmimet janë fokusuar në zonën e Luadishtit ku besohet se gjenden gjurmë dhe objekte që i përkasin periudhës së neolitit të mesëm.

Arkeologët kanē arritur të dokumentojnë moshën e rrethimit të këtij vendbanimi prehistorik,i cili mendohet të jetë 7 mijë vjeçar.

Gjatë kërkimeve të këtij viti ekspedita u fokusua tek gjetja e gjurmëve dhe elementëve të banesave neolitike. Rezultatet e studimeve hedhin dritë për arkitekturën e banesave, të ndërtuara kryesisht me baltë të pjekur dhe dru.

Zona e Maliqit dhe e Korçës njihen për pasuritë e jashtëzakonshme arkeologjike të periudhës së  prehistorisë të cilat janë zbuluar nga ekspedita vendase dhe të huaja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!