Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Vëllezërit s’mund të ndahen me kufi apo me tra”, PDIU: Mungesa e Ramës në parlament, njollë turpi

schedule10:16 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 10:16 - 18 Dhjetor, 2020

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në vizitën zyrtare në Tiranë, mori pjesë në seancën plenare në Kuvend, të mbajtur ditën e enjte.

Por në këtë seancë mungoi pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama, për të cilën ka pasur edhe reagime të ndryshme nga aktorët politikë.

Një reagim ka ardhur nga Partia Drejtësi , Integrim dhe Unitet e cila e konsideron një turp mungesën e kryeministrit Rama në seancë.



“Pasi shpiku Minishengenin, që ringjallte edhe njëherë Federatën e ish-Jugosllavisë dhe priste në mes aspiratat e shqiptarëve;

Pasi mbështeti dhe i dha zë marrëzisë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Ai thelloi sot ndarjen e shqiptarëve duke mos qenë i pranishëm gjatë vizitës historike të Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, në Parlamentin e Shqipërisë.

Edi Rama vlen aq sa çmimi që i ka vënë vetes me njollën e sotme”, shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu shprehet se  inkurajon çdo nismë që mundëson bashkimin e të rinjve në të dy vendet.

Statusi:

Deklaratë e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Karrikja bosh e Edi Ramës dje në parlament, një njollë turpi që flet shumë.

Pasi vendosi të ndajë Kosovën me tra dhe kthyer kufirin e pakapërcyeshëm, duke e ditur qartë që kjo dëmtonte interesat politikë dhe ekonomikë të mbarë shqiptarëve;

Pasi shpiku minishengenin, që ringjallte edhe njëherë Federatën e ish-Jugosllavisë dhe priste në mes aspiratat e shqiptarëve;

Pasi mbështeti dhe i dha zë marrëzisë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi;

Ai thelloi sot ndarjen e shqiptarëve duke mos qenë i pranishëm gjatë vizitës historike të Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, në Parlamentin e Shqipërisë. Edi Rama vlen aq sa çmimi që i ka vënë vetes me njollën e sotme.

PDIU shpreh mbështetjen e plotë për institucionin e Presidentit të Kosovës dhe institucionet e tjera të ngritura me djersë e gjak. Ne mbështesin luftën e shenjtë të UÇK-së dhe përçmojmë çdo nismë komisionesh të posaçme për të hetuar drejtësinë e saj.

Ne nuk falim vrasësit e fëmijëve, grave, të të pafajshmëve, qofshin në Veri apo në Jug të vendit tonë. Ne mbrojmë dinjitetin e luftëtarëve të UÇK-së të rënë në luftë, bash ashtu siç mbështesim martirët çamë që ranë theror pa shkelur vijën aq të ëndërruar të kufirit të Shqipërisë.

Këtë vijë, që Edi Rama është përpjekur vazhdimisht ta justifikojë, znj. Osmani e fshiu krejtësisht, ashtu siç i ka hije një shqiptari të mirë, duke treguar që vëllezërit nuk mund të ndahen as me kufi e as me tra.

Në fund, dëshirojmë të shprehim inkurajim e mirënjohje të thellë për çdo nismë që mundëson bashkimin e të rinjve në të dy anët tona. Vetëm kështu do të bashkohen mendjet dhe do të jemi një!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!