Arsil dhe Sajmir Shera, dy vëllezërit që ekzekutuan me 7 plumba taksistin Abdulla Budlla kanë pranuar krimin e kryer pasditen e të hënës, para policisë.
Ata kanë deklaruar se kishin pasur një konflikt me viktimën, pasi e akuzonin se ky i fundit i kishte ngacmuar nënën dhe motrën dhe kjo i ka shtyrë të ndërmarrin aktin e rëndë.
Dy autorët qëlluan me 7 plumba në drejtim të Abdullah Budllës, 71-vjeç i cili punonte në të zezë si taksist në zonën e Prezës. Sajmir Shera 32-vjeç ka qenë i dënuar më parë.
Dyshimet e policisë janë se njëri prej tyre ka shkrepur armën, ndërsa tjetri ka qenë në rolin e shoferit pasi ekzekutimi është bërë teksa automjeti ka qenë në ecje./abcnews.al