Vëllezërit binjakë gjenden të vdekur, dyshimet e para

schedule14:08 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 14:08 - 29 Dhjetor, 2019

Dy vëllezër binjakë janë gjetur të vdekur afër një fermë në Dibden Lane, Kent. Mësohet se trupat e vëllezërve 32-vjeçarë u gjetën në një pemë pak para mesditës së të shtunës.

Mediat e huaja shkruajnë se familja kishte shprehur shqetësimin për gjendjen mendore të binjakëve. Gjithashtu dyshohet se kjo ishte një vetëvrasje e përbashkët.

‘Është e tmerrshme kjo që ka ndodhur dhe menjëherë pas Krishtlindjes. Ndiej keqardhje për familjarët”, është shprehur për mediat një banor i zonës.

Ndërkohë vendi ku ndodhi vetëvrasja ishte i dukshëm nga këmbësorët e makinat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!