Pas disa indicieve se ne Dubai janë shoqëruar vëllezërit Durim dhe Valter Bami të shpallur në këkrim ndërkombëtar, Interpol Tirana ka kërkuar informacion tek homologët e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në shkëmbimin e informacionit me palën e Dubait, policia shqiptare ka dërguar të dhënat për Durim Bamin i cili kërkohet nga Spak për një sërë ngjarjesh kriminale, duke u dorëzuar, fotot, precedentin, gjurmët e gishtërinjëve si dhe të dhëna të tjera që shërbejnë për identifikim e personave.
Megjithatë ende autoritetet ne Dubai nuk kanë konfirmuar tek Interpol Tirana apo ministria e Brendshme nëse të ndaluarit janë Durim dhe Valter Bami, për të cilët ka informacion se prej kohësh janë zhvendosur në Dubai./abcnews.al