Momenti i vëllazërores. Shqipëria dhe Kosova janë gati, ndërkohë që ajo çka ka rënë në sy është fakt se trajnerët Edy Reja dhe Bernard Challandes nuk është se e kanë pasur me shumë qejf një përballje të tillë.
Gjithsesi duhet të shfrytëzonin datën e lirë nga UEFA për miqësore dhe prej orës 16:00 do të zbresin në fushën e “Elbasan Arena”. Trajnerët kanë bërë edhe zgjedhjet e tyre, me Rejën që ka bërë shumë ndryshime në formacion, duke u besuar të rinjve si Doka, Çepele e Selahi, si dhe duke e aktivizuar nga fillimi Hoxhallarin.
Kosova ndërkohë do të drejtohet nga Muharrem Sahiti, pasi zvicerani Bernard Challandes ka dalë pozitiv në testin e COVID-19. Debuton sot me dardanët Fazliji, ndërkohë që në fushë janë edhe lojtarë si Rrahmani, Kastrati, Shala dhe Berisha, të cilët kanë përfaqësuar ngjyrat kuqezi në të shkuarën. / abcnews.al
SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selahi, Ramadani, Seferi, Uzuni, Balaj
KOSOVA: Muric, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi