Antonio Rudiger është nënshkrimi i parë i Real Madrid gjatë kësaj merkatoje, me mbrojtësin gjerman që preferoi të transferohet në “Santiago Bernabeu”.
Një transferim shumë i rëndësishëm për “Los Blancos” të cilët bëjnë pjesë të skuadrës një nga mbrojtësit më të mirë dhe këtë e bëjmë pa shpenzuar fare, pasi gjermani vesh fanellën e bardhë si lojtarë i lirë, pas largimit nga Chelsea.
Shahr Senesie, vëllai i lojtarit dhe në të njëjtën kohë menaxheri i tij, publikoi foton më të kërkuar të këtyre ditëve, imazhin e parë të Antonio Rudiger me fanellën e Real Madridit.
Pas nënshkrimit të tij për klubin e bardhë, i zyrtarizuar këtë javë, lojtari pozon në foto me Juni Calafat, kreun e futbollit ndërkombëtar për Real Madridin dhe, në atë kohë, një mbështetës i madh, së bashku me menaxherin e përgjithshëm Jose Angel Sanchez. /f.a/abcnews.al