Vëllai i Princeshës Diana tregon traumën e fëmijërisë

schedule22:42 - 13 Shtator, 2022

schedule 22:42 - 13 Shtator, 2022

Vëllai i princeshës së ndjerë Diana, Charles Spencer, pesëdhjetë vjet më vonë, zbuloi përvojën që e traumatizoi atë në fëmijërinë e tij. Kjo nuk ishte gjë tjetër veçse dita e parë, kur u mbyll në shkollë dhe u nda për herë të parë nga familja. Në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Charles Spencer ndau një foto nga ditët e tij të shkollës.

“50 vjet sot që kur kalova natën e parë larg familjes. Isha 8 vjeç dhe më dërguan në shkollë. Ishte një traditë familjare. 12 shtator 1972. Kam shtatë fëmijë. Nuk kam detyruar askënd të shkojë i mbyllur në shkollë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotos së tij.

Ndërkohë, gruaja e tij komentoi në postim me një emoji me zemër të thyer. Nuk është hera e parë që flet për fëmijërinë e tij të vështirë. Në një intervistë që ka dhënë në vitin 2020, ai ka rrëfyer: “Nëna na braktisi kur isha 2 vjeç dhe më dërguan në internim kur isha 8 vjeç, kështu që kisha një fëmijëri mjaft të vështirë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!