Vëllai i deputetes së PD, Elda Hoti, është arrestuar në Itali, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Markelian Hoti është vënë në pranga në Romë për llogari të drejtësisë belge.
Sipas hetimeve, 27-vjeçari drejtonte një grup kriminal që fuste kokainë në portin e Antverpit në Belgjikë.
Në Shqipëri, vëllai i deputetes ishte denoncuar në polici për të shtëna me armë, ndërsa burri i saj u ndalua pasi ditën e zgjedhjeve të 11 majit kërcënoi me armë një zyrtar shtetëror.


