Veliu i bëson Elbasanin Gjovalin Lokës, drejtori ka një bast të rëndë

schedule10:08 - 5 Korrik, 2021

schedule 10:08 - 5 Korrik, 2021

Lirimi nga detyra si drejtor të Departamentit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit të Gjovalin Lokës duket se është bërë për një qëllim edhe më të rendësishëm.

Abcnews.al mëson se Loka, një profesionist i Policisë së Shtetit është emëruar në krye të Policisë së Elbasanit, një ndër qarqet më problematike të vendit sa i përket trafikut të lëndëve narkotike si edhe vrasjeve mafioze. Veliu duket se i ka besuar integritetit dhe profesionalizmit të Lokës për të future në shina një qytet si Elbasani.

Lexo edhe: Ngjarjet kriminale në vend, ndryshime në kupolën drejtuese të policisë

Loka u largua pak ditë më parë nga drejtoria e rendësishme në Policinë e Shtetit. Detyra e tij e fundit ishte informimi i drejtorisë së Policisë së Tiranës për kërcënim të grupimeve ekstremiste të mbështetura nga qarqe të huaja ndaj KMSH-së.

Ndryshimet në polici

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.

Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.

Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!