Një velierë me emrin AIOLOS me flamur hollandez pësoi avari kur ndodhej në gadishullin e Karaburunit duke dhënë sinjalin SOS.
Me marrjen e sinjalit rojet bregdetare dhe policia kufitare i dhanë ndihmën e parë.
Veliera me anë të rimorkimit nga rojet bregdetare mbërriti në portin e Sazanit për riparimin e defektit .
Më pas anija me dy persona në bord u largua për në destinacionin e radhës./ABC News Albania 24/7