Në vijim të hetimeve për velierën e braktisur në Shëngjin, pronari i saj ka theksuar se mjeti ka pësuar defekt gjatë lundrimit.
Burime për Abc News bëjnë me dije se francezi në dëshminë e tij ka theksuar se ka qenë duke udhëtuar me velierë nga Kroacia drejt Shqipërisë për arsye turistike dhe gjatë udhëtimit, mjeti lundrues ka shfaqur probleme motorike dhe ka ndaluar në vendin që e gjeti policia.
LEXO EDHE: Veliera e braktisur në Shëngjin, shoqërohet një francez në Lezhë
Ndër të tjera ai ka bërë me dije se më pas ka udhëtuar në Sarandë te disa miq të tij dhe pas disa ditësh është kthyer të marrë mjetin, por mjeti është marrë nga policia dhe është ankoruar në PKK Shëngjin.
Ndërkohë policia ka filluar hetimet në bashkëpunim me prokurorinë dhe shërbimet homologe, qoftë për mjetin, qoftë për personin./abcnews.al