Veliaj udhëtonka jashtë/ Frrok Çupi: Lajmet e rreme, goditje mbi stabilitetin e vendit

schedule17:57 - 27 Qershor, 2024

schedule 17:57 - 27 Qershor, 2024

Analisti Frrok Çupi thotë se lajmet e rreme, janë goditje mbi stabilitetin e vendit, duke iu referuar lajmit se kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i ishte marrë pasaporta dhe se SPAK kishte zhvilluar një operacion, diçka e cila u mohua.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se nëse nuk ndalohet fenomeni i lajmeve të rreme, kjo do të jetë një problem shumë i madh.

“Ky është një goditje më vete, për të thën të vërtetën, një goditje mbi stabilitetin e vendit. Çdo lajm i rremë, dhe sidomos lajme të tilla, me hapësirë kaq të madhe, dhe me prtishmëri të tilla, padyshim që i japin goditje stabiltietit të vendit, siç po thotë e gjithë bota për lajmin e rremë. Pse ndoodhin këto, është arsye shumë e thjeshtë, mungojnë institucionet do t’i presim këto gjëra. Ka dy palë të dyshuara, është media që e ka shpërndarë lajmin dhe prokuroria që dyshohet se e ka përhapur lajmin. Asnjë prej tyre nuk ka një institucion që vë në vend të drejtën e individit ose të drejtën e së drejtës. Nuk ka institucione që e ndalojnë median të thotë gjëra të pavërteta, nuk ka gjykatë që të gjykatë pastaj që të gjykojë mbi këtë gjë. Ndërkohë, nuk kemi një etikë, nuk kemi një kod etike për prokurorët e vendit që të mos bëjnë dorëzim dosjesh te gazetarët.

Dorëzimi i dosjeve te gazetarët, është kthyer në gjë tragjike për vendin tonë, e kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë gazetarinë investigative. Dosjet në prokurori janë kthyer në mall që shiten dhe blihen. Kjo është tragjedia. Nëse nuk ndalohet ky fenomen, do të jetë një problem shumë i madh”, theksoi ai./abcnews.al