Veliaj takoi kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi

schedule17:52 - 20 Shtator, 2018

schedule 17:52 - 20 Shtator, 2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, me të cilën diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy qyteteve. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe zhvillimeve në Maqedoni, më konkretisht referendumit që do mbahet në datën 30 shtator, për miratimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh se referendumi i javës së ardhshme është një sfidë kombëtare shumë e rëndësishme jo vetëm për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, por edhe për rajonin. Ndaj, Veliaj theksoi se është e domosdoshme, jo vetëm vota pro, por edhe pjesëmarrja e madhe në votime. Ndërsa kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e konsideroi referendumin e datës 30 shtator si një mundësi të jashtëzakonshme që i jepet qytetarëve të Maqedonisë për të vendosur për ardhmërinë e vendit të tyre drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!