Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor ka reaguar dhe kandidati socialist për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“U kry! Fitoi Shqipëria, humbi paria! Shihemi të Dielën! Kolegji Zgjedhor rrëzon Ilir Metën, zgjedhjet më 30 qershor”, shkruan Veliaj në twitter.
Në një reagim të dytë po në tuitter, Veliaj thotë se Kolegji Zgjedhor vendosi 5 me 0 kundër vendimit fals presidencial që anulonte zgjedhjet vendore. /ABC News Albania 24/7