Veliaj pret ambasadoren e Japonisë: Së shpejti prezantojmë “TEDA Tirana” në Samitin e Teknologjisë në Tokio

schedule11:26 - 16 Maj, 2024

schedule 11:26 - 16 Maj, 2024

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato, me të cilën diskutuan për punimet e samitit të Tokios.

Përmes një reagimi në rrjetin social X kryebashkiaku Veliaj bën me dije se ndër të tjera në samit do të prezantohet edhe projekti i Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA Tirana).

“Arigato! Kënaqësi takimi me Ambasadoren e Japonisë Kikuko Kato në përgatitje te vizitës së punës në Tokyo ku: – takojmë Guvernatoren e Tokios zj. Yuriko Koike – prezantojmë TEDA Tirana për teknologjinë & start-ups në Tech Tokyo summit – vizitojmë grupin e miqësisë ne ne Diet (parlamenti japonez) – pritje me komunitetin shqiptar në Tokio”, shkruan Veliaj në rrjetin social X.

Përmes TEDA Tirana, Bashkia e Tiranës synon të thithë investime të huaja direkte, duke zgjeruar gamën e industrive operuese në tregun shqiptar, me fokus te industritë prodhuese si sektori automotiv, teknologjia e informacionit, elektronikë, bioteknologji, tech-logistics etj. Ky projekt pritet të krijojë 5 mijë deri në 7 mijë vende pune të mirëpaguara. Gjatë vizitës në Tokio kryebashkiaku do të takojë Guvernatoren e Tokios Yuriko Koike si dhe komunitetin shqiptar atje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!