Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj: Njësia 4 ka pësuar transformimin më të madh

schedule11:40 - 27 Qershor, 2019

schedule 11:40 - 27 Qershor, 2019

Njësia 4 në kryeqytet është një nga zonat që ka ndryshuar më shumë në 4 vitet e fundit. Rehabilitimi i plotë i Bregut të Lumit Tirana, shkolla e re “Ardian Klosi”, hapja e qendrës sociale, çerdhet dhe kopshtet, e deri te lagje të tëra të transformuara në gjithë infrastrukturën urbane, janë disa nga punët e mira që janë bërë gjatë këtij mandati të parë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjithashtu kandidon për një mandat të dytë. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e kësaj njësie, në prani të kryeministrit, Edi Rama, Veliaj ka bërë një bilanc të punëve të bëra në këtë zonë, duke theksuar se kjo Njësi ka pësuar ndryshimin më të madh në Tiranë.

“Kjo është shkolla e mikut tonë të ndjerë Ardian Klosi, ka dalë një nga më të mirat në Tiranë dhe nxënësit me 9-ta me 10-ta të gjithë. I gjithë Bregu i Lumit nuk është më një fjalë e ndyrë; na ka ngelur vetëm një problem, ajo fabrika e famshme e asfaltit. Nesër fillon transferimi, po instalohet tek hyrja e tunelit të Krrabës. Edhe me asfaltin do ecim dhe shpëton njësia, ikën ajo ‘puçra’ e fundit që është problem për 4-ën dhe them që përveç këtyre rregullimeve, fusha kalçeto dhe gjërat që bëjmë mes pallateve, pjesa më e madhe e infrastrukturës ka mbaruar. Por banalitetet e vogla që kanë mbetur prej vitesh janë zgjidhur”, tha Veliaj.

Ndërkohë, banorët vlerësuar punët e bëra, kjo edhe në drejtim të trajtimit të shtresave në nevojë, përfshi edhe komunitetin rom dhe egjiptian, të cilët tashmë jo vetëm që nuk përmbytet më si më parë, por jeton në kushte shumë herë më të mira në banesat sociale të vëna në dispozicion nga Bashkia e Tiranë.

Një nga përfaqësuesit e komunitetit rom shprehu mirënjohjen e veçantë për përpjekjet e bëra nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj për të sistemuar këtë komunitet si dhe për mundësinë që i ka krijuar njerëzve në nevojë që të kenë mundësi të mos vuajnë më për të ngrënë duke hapur një qendër sociale të posaçme në këtë njësi. “Për komunitetin rom gjej rastin ta falenderoj këtë qeveri, kryetarin dhe Blerinën, e pranoj për pakicat kombëtare, kjo ishte një gjë e madhe. Kishim shumë që e prisnim. Ishte merita juaj bashkë me stafin tuaj dhe është bërë një punë me sukses. Këtu e katër vite para, me premtimet që janë bërë me deputetin, me Kryetarin edhe për kopshtet. Ka ndryshuar çdo gjë në njësi. Ju falenderoj për premtimet i nderuar kryetar i Bashkisë, që i ke realizuar e ke kthyer këtë njësi të Tiranës totalisht në një pikturë të bukur”, u shpreh ai.

“Kjo zonë është zhvilluar goxha. Më herët përmbyteshin. Vinte deputeti me kryetarët me çizme që nga Bregu i Lumit”, tha një prej banorëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!