Gazetari Flogert Muça thotë se shkuarja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj e ka nderuar këtë të fundit dhe ka çmitizuar kundërshtarët politikë, të cilët pretendonin se ai e ka kapur institucionit të drejtësisë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Muça u shpreh se Veliaj tregoi mbështetje për SPAK në fjalën e tij, ndryshe nga sa kanë bërë Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“E folura e Erion Veliajt sot në SPAK, i ka kallur datën Metës dhe Berishës. Meta dhe Berisha kishin dy fabula duke thënë se Veliaj nuk shkon në SPAK se e ka të tijin, dhe e dyta, që Veliaj ka frikë dhe po i shmanget SPAK. Veliaj shkoi në SPAK, tregon që Veliaj dhe mazhoranca nuk e kanë kapur SPAK. E dyta, Veliaj shkon në SPAK, përgjigjet atje dhe komunikon në gjuhë mbështetëse, si për të thënë që ne jetojmë në një vend normal. Ndryshe nga ata, të cilët i tremben SPAK, drejtësisë. Sot Erion Veliaj i ka çmitizuar kundërshtarët politikë me gjuhën e tij, ndryshe nga Meta dhe Berisha. Veliaj u soll si qytetar normal, zyrtar normal, kjo e nderon Erion Veliajn.
Ata në kushtet që janë, mbështetjen e kanë siç e shohim nga pamjet, ku dy kokat, Berishën dhe Metën i kemi të shfazuar, në kushtet e një çorodie të tillë nga opozita, nuk duhet të suprizohemi nga aktet që ata bëjnë. Kemi një opozitë ineksizstente.
Shqiptarët e dinë çfarë ka bërë për Shqipërinë Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama dhe Erion Veliaj. E tregojnë duke mos dalë ne krah të Berishës në këtë protestë. Shqetësohen dhe habiten si janë kaq pak.