Veliaj mesazh zonjave të bashkisë në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

schedule19:35 - 19 Tetor, 2018

schedule 19:35 - 19 Tetor, 2018

Të gjitha zonjat e Bashkisë së Tiranës kanë marrë sot një e-mail ndergjegjesues per të kryer ekzaminimin mjekesor falas.

Derguesi i mesazhit ishte vete kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili i fton te gjitha punonjeset e Bashkise se Tiranes qe te tregojne kujdes dhe te kryejne kontrollet mjekësore  me qëllim zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

“Të nderuara kolege,

Jemi në muajin Tetor, muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit! Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit e të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat.

Në kuadër të kësaj fushate ndërgjegjësimi, Z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë, na fton që këtë muaj të ndërgjegjësohemi të gjithë për të rritur vemëndjen dhe kontrollet!

Zonja të nderuara,

E keni ju në dorë të shpëtoni jetën tuaj! Ndaj drejtohuni në poliklinikat dhe spitalet rajonale, caktoni ditën e ekzaminimit për të kryer mamongrafinë falas”, thuhet në email-in që kanë marrë të gjitha punonjet e Bashkisë së Tiranës sot.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!