Veliaj mbledh shtabin e emergjencave: Të nisë menjëherë riparimi i pallateve

schedule17:13 - 23 Shtator, 2019

schedule 17:13 - 23 Shtator, 2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një takim me Shtabin e Emergjencave u informua mbi punën e bërë në terren në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Nënkryetari i Bashkisë, Arbi Mazniku theksoi gjatë takimit se brenda 2 ditëve grupet në terren do të inspektojnë të gjithA pallatet e dëmtuara, ndërkohë që më pas do të verifikohen edhe banesat private dhe bizneset. Sipas kryebashkiakut Veliaj, në pallatet në të cilat janë konstatuar vetëm plasaritje që nuk kanë dëmtuar strukturën do të nise menjëherë rikonstruksioni i tyre me grupet në terren. Në dizpozicion të qytetarëve të prekur nga tërmeti do të jetë një aplikacion në internet dhe një formular që mund të plotësohet në të gjithë njësitë administrative, ku do të raportohen edhe dëmet që kanë pësuar në mënyrë që stafi i emergjencave civile dhe Bashkia e Tiranës të riparojnë dëmet. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!