Veliaj: Kandidati i opozitës është kukull që drejtohet nga Saliu dhe Meta

schedule11:22 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 11:22 - 20 Dhjetor, 2022

Në një intervistë për Klan News, kryebashkiaku Erion Veliaj e ka cilësuar kandidatin e opozitës për Tiranën një “Luli” të dytë në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ai nënvizoi se Berisha dhe Meta e drejtojnë kandidatin e radhës dhe u shpreh se kjo dyshe ka ende hesape me të kaluarën.

“Nuk ka rëndësi si quhet Luli i radhës, këtu pyetja është: Kush janë mjeshtrit e kukullave, që drejtojën Lulin e radhës? Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk kemi asnjë iluzion për këtë. Këtu bëhet fjalë për një ish-Sekretar Partie të Partisë së Punës dhe për një spiun të Sigurimit. Këta të dy i kanë hesapet me të kaluarën, kurse sfida e Tiranës është për të ardhmen. Sot nuk do t’ja dijë njeri për hallet e tyre në komunizëm apo me Sigurimin e Shtetit. Sot çunat dhe gocat e Tiranës merren me metaverse, janë të gjithë duke punuar në blockchain, janë duke u marrë me teknologji informacioni, duke koduar në TUMO, duke u shqetësuar për ato që janë punët e të ardhmes. Unë besoj se kjo është një betejë për të ardhmen kundër një skuadre që ka sjellë një tjetër Lul për ta kthyer historinë mbrapa dhe për të sqaruar hallet e tyre të viteve 80-90”, theksoi Veliaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!