Veliaj: Jemi të pandalshëm, puna jonë na shpërbleu me fitore në Kavajë dhe në Rrogozhinë

schedule14:36 - 27 Prill, 2021

schedule 14:36 - 27 Prill, 2021

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në daljet e tij të herëpashershme për të dhënë lajmin e fitores së PS në disa njësi dhe bashki.

Veliaj nga Kavaja është shprehur se puna e tyre është vlerësuar me një fitore në këtë qytete dhe jo vetëm, socialistët tashmë janë shpallur fitues dhe në Rrogozhinë.

Ai nuk e fshehu entuziazmin për këtë fitore, ndërsa i “vodhi” PD-së kolonën zanore të fushatës teksa tha “jemi të pandalshëm”.

Ndër të tjera ai  tha se fitorja e PS është përgjigjja e tij për të gjitha akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për të gjithë ata që mundohen t’i përçajnë.

 “Jemi të pandalshëm sot, të pandalshëm. Kemi thënë shpesh se pse nuk përgjigjesh kur Saliu nxjerr çdo lloj llumi nga goja për mua, për familjen time. Shumë prej jush më keni pyetur për ti dhënë përgjigje se çfarë thotë Grida për kriminelët. Unë kam pas shumë respekt për kolegët e mi të PD dhe të LSI por kam parë se si analistë zhgërryhen. Më keni pyetur gjithë këto kohë se pse nuk flas për këta njerëz, sepse sa fituam Kavajën.

Kjo është përgjigja ime, për gjithë ato që na futen përditë me urrejtje në familje, që mundohen të na vënë kundër njëri tjetrit, për ato që flasin para kohe, për të gjithë ato që politizojnë, përgjigja ime është ne sapo fituam Kavajën. E fituam më shumë se në 2017 Kavajën dhe Rrogozhinën, puna dhe durimi shpërblehet, dhe fushata jonë është shpërblyer në Kavajë dhe në Rrogozhinë. Për të gjithë ato që ngurojnë të futen në politikë, unë u them merrni shembull nga skuadra jonë”, ka thënë Veliaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!