Veliaj dhe Shahini prezantojnë modelin e Kartës së Studentit

schedule13:36 - 16 Prill, 2019

schedule 13:36 - 16 Prill, 2019

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinise Besa Shahini dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prezantuan kartën e studentit dhe shërbimet që studentët mund të përfitojnë prej saj me kosto më të ulet.  Kryebashkiaku Veliaj shpreson se studentët do të pajisen me këtë kartë në muajin maj. Ndërsa ministrja Shahini apeloi që bashkitë e tjera të cilat kanë universitete në territorin e tyre të ndjekin shembullin e Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj ka theksuar se shërbimet e reduktuara nga Bashkia e Tiranës do të jenë 40, shërbime të cilat për momentin përfshijnë qendrat muzeale, qendrat turistike si dhe biletat e transportit në kryeqytet. Ndërsa theksoi se për shërbimet e kancelerisë, ushqimit, librarive etj. bashkia është ende në bashkëbisedime me subjekte të ndryshme që ofrojnë këto shërbime.

Kryebashkiaku shtoi se Karta e studentit ishte një detyrim i vetë universiteteve por kjo nuk u bë prej tyre çka detyroi bashkinë që ta merrte në dorë procesin.

Veliaj shprehu dhe problematikën që po has bashkia e tiranës për mencat e dikurshme të qytetit studenti ku deklaroi se:

Vëllezër presidentësh, deputetësh, ministrash dhe ish-ministrash, kanë zaptuar dhe kanë marrë shumë hapësira, sidomos mencat, por kjo është një problematikë më vete, që do të fillojë të zgjidhet në një moment të dytë. Gjithsesi ne kemi filluar të kemi bisedime, me disa prej qendrave që ofrojnë ushqim, për të patur akses në to, por për këtë do të kemi me pas një listë të tyre“.

Karta e studentit ka qenë një ndër kërkesat e studentëve, përgjatë protestave për reformimin e arsimit të lartë. Karta, e cila u shërben studentëve përgjatë kohës që janë në shkollë, do të ofrojë një sërë lehtësirash por që sipas kryebashkiakut pajisja me to nuk  mund të realizohet në mënyrë të menjëherëshme. Ai bëri me dije se do të jetë Universiteti i Arteve, ai që do të mund të pajiset me këto karta brenda muajit Maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!