VeinGogh, Teknologjia amerikane e trajtimit të kapilarëve të lëkurës tashmë në Spitalin Hygeia

schedule16:44 - 24 Korrik, 2020

schedule 16:44 - 24 Korrik, 2020

VeinGogh, Teknologjia amerikane e trajtimit të problemit të kapilarëve të lëkurës tashmë në Spitalin Hygeia, pranë Klinikës Dermo Estetike Anassa!

VeinGogh është metoda më e shpejtë, e thjeshtë dhe e sigurt për trajtimin e rrjetës së kapilarëve në fytyrë apo trup.

Trajtimi është virtualisht pa dhembje, me diskomfort minimal dhe rezultate të dukshme direkt pas seancës.

Në ndryshim nga çdo teknologji tjetër, mund të përdoret në çdo tip lëkure dhe në çdo kohë, pranë spitalit Hygeia.

Trajtimi i venave merimangë me pajisjen bashkëkohore VeinGogh, pranë spitalit Hygeia me dr. Bledar Hodo.

Sipas dr. Bledar Hodo, Kirurg Kardiovaskular, VeinGogh është pajisja e cila trajton (eleminon) në mënyrë të suksesshme venat merimangë brenda një seance të vetme.

Kjo pajisje vjen si alternativë revolucionare krahasuar me metodat tradicionale të trajtimit të venave merimangë dhe përkatësisht të skleroterapisë dhe trajtimit me lazer duke sjellë një sërë avantazhesh për pacientët, avantazhe të tilla si:

Kohë më e shkurtër trajtimi

Procedurë e përshtatshme për çdo tip lëkure

Eleminim i venave brenda një seance të vetme

Nuk shkakton trauma (djegie, mavijosje, shenja) në lëkurë

KUR REKOMANDOHET TRAJTIMI I VENAVE ME PAJISJEN VEINGOGH?

VeinGogh është e përshtatshme për trajtimin e venave merimangë me diametër deri në 0.3 mm por nuk është projektuar për të trajtuar venat varikoze apo venat e vendosura thellë nën sipërfaqen e lëkurës.

SA ZGJAT PROÇEDURA?

Në varësi të shtrirjes në sipërfaqen e lëkurës, trajtimet mund të zgjasin duke filluar nga 1 (një) minutë për vena mjaft të vogla, deri në 20-25 minuta për një numër më të madh të venave të cilat kanë nevojë për trajtim.

A SHOQËROHET ME DHIMBJE PROCEDURA?

Duke qenë se eleminimi i venave merimangë me pajisjen VeinGogh realizohet nëpërmjet një gjilpëre me trashësinë e fijes së flokut, procedura është pothuajse e padhimbshme.

PAS TRAJTIMIT:

Precizioni mjaft i lartë i pajisjes VeinGogh në trajtimin e venave merimangë, shmang traumat në lëkurë (nxirje/mavijosje).

Fill pas procedurës është e zakonshme dhe mjaft normale që lëkura të irritohet në zonat e kontaktit/injektimit.

Për këtë arsye, pacientët mund t’i rikthehen menjëherë aktiviteteve të përditshme.

SA TRAJTIME JANË TË NEVOJSHME?

Zakonisht mjafton një trajtim i vetëm për eleminimin e venave merimangë, por në varësi të gravitetit të rastit, mund të jetë e nevojshme edhe një procedurë e dytë.

A MUND TË RISHFAQEN PËRSËRI VENAT MERIMANGË?

Venat të cilat janë trajtuar tashmë nuk rikthehen përsëri, e megjithatë kjo procedurë nuk parandalon krijimin e venave të reja për të cilat mund të jetë i nevojshëm përsëri trajtimi me VeinGogh.

KUR DO TË JENË TË DUKSHME REZULTATET E PROÇEDURËS?

Menjëherë! Fill pas proçedurës do të shikoni rezultatet e para dhe me kalimin e kohës (brenda disa javëve) venat merimangë zhduken plotësisht.

Dr. Bledar Hodo, kirurg Kardiovaskular

Eksperiencat profesionale :

Lösante Hospital, Ankara ( 2017)

Liv Hospital, Ankara( 2015-2017)

Koru Hospital , Ankara(2015)

Kirurgjite

Kirurgjia e artereve koronare-bypass

Kirurgjia valvulare

Kirurgjia kongjenitale

Kirurgjia minimal invaziv per valvulat dhe arteret koronare

Kirurgjia e aortes

Kirurgjia per aritmit kardiake

Kirurgjia e aparaturave ekstrakorporale (ECMO,LVAD,RVAD,TAH-Syncardia)

Transplantimi i Zemres

Kirurgjia e Re-operacioneve kardiake

Kirurgjia e karotideve

Kirurgjia e artereve periferike

Kirurgjia e venave varikoze (varicet)

Kirurgjia Endovasklare (EVAR/TEVAR/Unazat ne Arteret Periferike )

Kirurgjia e fistulave A-V për hemodializ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!