Vdiq sot te Trauma, “dajën” nga Kosova e vizitoi dje në spital vëllai i Admir Muratajt

schedule10:26 - 9 Qershor, 2020

schedule 10:26 - 9 Qershor, 2020

Ragip Hajdini, i  njohur si “Daja” nga Kosova ndërroi jetë në spitalin e Traumës mëngjesin e sotëm. Hajdini u arrestua pak muaj më parë për grabitjen e 9 prillit të vitit të kaluar në Rinas.

50-vjeçari prej disa ditës ishte shtruar në spital pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Në ambientet e spitalit , nuk u lejuan që të futen të afërm për ta takuar.

Një ditë më parë Abc News raportoi se takimet nuk janë lejuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në ambientet e Traumës ditën e djeshme është parë edhe Cen Murataj, vëllai i Admir Muratajt. Ky i fundit është vrarë gjatë tenativës për tu arratisur pas grabitjes. Admir Murataj është cilësuar nga prokuroria si koka e grupit.

LEXO EDHE: U arrestua për grabitjen e Rinasit, ndërron jetë “Daja” nga Kosova

Ragip Hajdini u arrestua më 26 prill të 2019, tek  ‘Shkëmbi i Kavajës’ në një pronë të tijën. Emri i 50 vjeçarit nga Peja përmend nga bashkëpunëtori i drejtësisë për këtë ngjarje Alkond Bengasi. Ai ka rrëfuer se e kishte pare disa herë  Hajdinin në shoqerinë edhe të Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes.

Bengasi ka rrëfyer se për herë të parë me Dajën ishin takuar tek një lokal pranë Shkëmbit të Kavajës, 6 muaj më parë, së bashku me Klement Çalen, Admir Muratajn e persona te tjere. Por 50 vjeçari kosovarë e ka mohuar akuzat dhe është shprehur se ditën e grabitjes ka qenë në një lokal në Kavajë. Gjithashtu burimet kanë bërë me dije se Hajdini ka marrë pjesë edhe në varrimin e Admir Murataj në Tropojë.

Për grabitjen e Rinasit janë arrestuar vëllezërit Eldi dhe  Klement Çala, Oltion Veseli Elton Pikli, Saimir Çela, Renaldo Sula, Alkond Bengasi, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim Talo Çela. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!