Vdiq si një hero, trajnerja e fitnessit me një nismë të veçantë për Arjan Salën

schedule09:31 - 5 Prill, 2021

schedule 09:31 - 5 Prill, 2021

Vdekja tragjike e Arjan Salës, i cili humbi jetën mes flakëve në magazinën tek Casa Italia tronditi mbarë opinionin publik. Trajnerja e fitnessit, Ela Prejsi ka ndërmarrë një nismë të veçantë për t’i ardhur në ndihmë sadopak familjes së të ndjerit.

Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Prejsi tregoi se ngjarja e kishte prekur jashtë mase dhe për këtë arsye ndërmori këtë sfidë me një ushtrim. Ajo tha se ka krijuar dhe një faqe në GoFundMe, për të mbledhur fonde, të cilat do të shkojnë më pas për familjen e të riut.

“Kur ndodhi ngjarja të them të drejtën më është rrënqethur mishi dhe thashë pse jo do ta bëjë këtë sfidë për 30 ditë. Pse jo të mos mbledhim disa fonde për atë familje, di që ka marrë fonde dhe meriton më shumë se kaq. Jam e bindur që nuk ka pasuri që do t’jua kthejë atë djalë.

Kam një djalë vetë, kam humbur një vëlla dhe e di se si është dhimbja, nuk krahasohet me dhimbjen që ka kalauar ai djalë në flakë. Është dhe një sfidë për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në palestër.“, u shpreh Prejsi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!