Një sasi e konsiderueshme silikoni dyshohet se u gjet në gjakun e Samantha Migliore, gruas 35-vjeçare që vdiq më 21 prill në Maranello (Modena) pas një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks të kryer në shtëpi.
Ky është rezultati i parë i autopsisë e cila u krye pas urdhrit nga Prokuroria Publike e Modenës si pjesë e hetimeve.
Nën hetim është vënë një 50-vjeçare braziliane e cila dyshohet se i bëri injeksion në gjoks për qëllime estetike.
“Për Samantën, Pamela (50-vjeçarja braziliane) nuk ishte e huaj,” pohoi avokatja Daniele Pizzi.
Leso edhe: Para dy vitesh i shpëtoi tentativës për vrasje nga i dashuri, 35-vjeçarja vdes pas ndërhyrjes estetike në gjoks
“Ato njiheshin që më parë pasi ajo i kishte realizuar një ndërhyrje tjetër të ngjashme.’’
Hetimet dhe analizat vazhdojnë dhe përfundimet do të depozitohen në 90 ditë.
Nga rezultatet e para duket se silikoni është injektuar në një enë gjaku. Estetistja po hetohet për ushtrim abuziv të profesionit, mosdhënie ndihme dhe vdekje si pasojë e një krimi tjetër./abcnews.al/