Vdiq para 500 vitesh, gjendet trupi i ushtarit në liqen

schedule10:01 - 24 Nëntor, 2020

schedule 10:01 - 24 Nëntor, 2020

Gjatë ditëve të fundit në ujërat e liqenit Asevja në Lituani kanë nxjerrë në pah trupin e një ushtari, i cili besohet se ka vdekur rreth 500 vite më parë.

Më herët, trupi ishte i mbuluar nga balta dhe rëra, por kohët e fundit gjithçka ka dalë në dritë.

Nuk dihet se si ka përfunduar trupi aty, por studiuesit janë të sigurt se nuk bëhet fjalë për një varrim sepse skena nuk duket si e tillë.

Ekspertiza përcaktoi se trupi i përket një burri, i cili ka vdekur rreth shekullit 16 por shkaqet nuk dihen ende.

Në momentin e konstatimit, Uushtari kishte rrip lëkure, shpatë dhe dy thika me dorezë të drunjtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!