“Vdiq nga Covid, në skedë u shënua arrest kardiak”, xhaxhai denoncon vdekjen e nipit

schedule14:22 - 29 Mars, 2021

schedule 14:22 - 29 Mars, 2021

Nga Leonidha Musaj

Një qytetar denoncon fshehjen e vdekjes nga Covid të nipit të tij në spitalin e Durrësit. Tahiri xhaxhai i Hysen Aleksit nga Shkallnuri i Durrësi që humbi jetën në spital në fund të shkurtit dhe ishte më Covid, tregon për ABC që në skedën e vdekjes është shënuar arrest kardiak.

Nipit të tij skedën e vdekjes i është shënuar pasoja jo shkaku, arrest kardiak. Siç tregon xhaxhai, 52 vjeçari nuk kishte vuajtur më parë nga problemet me zemrën.

U shtrua nga Covid në spital dhe kur erdhi vdekjen e shënuan atak kardiak. Nuk vuante aspak nga zemra”, ka thënë ai.

Sipas tij ata nuk morën dot as shpërblim monetar që ju takon familjeve që humbin të afërmit nga covid.

Aleksi u detyrua të bëjë këtë denoncim tek sindikata e mjekëve. Kreu i saj njëherësh ndihmës epidemiolog, Zija Alhysa thotë se ky është një rast konkret që tregon se shifrat e të vdekurve nga covid fshihen.

“Në 24.02 dhe ka dalë pozitiv. Kur ka vdekur në skedën e vdekjes i shkruhet arrest kardiak. Covid jep komplikacione ne e dimë. Po shkaku kryesor s’është arresti kardiak që shkruajnë, këtu ka qenë dhe ky Covidi. Kjo bëhet dhe për të ulur numrin e vdekjeve se ky s’është raportuar më për Covid, por për arrest kardiak”, ka thënë Alhysa.

Në vendin tonë sipas INSTAT vitin e shkuar humbjet e jetës në raport me 2019 u rritën me ndjeshmë me rreth 6 mijë. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se nga Covid kanë humbur jetën të paktën 5 herë më shumë se shtesa vjetore që INSTAT raportoi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!