Ish-presidenti argjentinas Carlos Saul Menem ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 91-vjeçare, ndërsa u dërgua në banesën e fundit nga të afërmit në varrezat myslimane të Buenos Airesit, raporton abcnews.al.
I njohur si “turku”, Carlos Saul Menem u konvertua në katolik para se të zgjidhej president i vendit pasi kushtetuta e përcaktonte se askush tjetër përveç se një katoliku nuk mund të drejtonte Argjentinën.
Gjatë gjithë jetës ai jetoi si katolik, ndërsa miqtë thanë për mediat se besimin e mëparshëm nuk e harroi asnjëherë.
Carlos Saul Menem drejtoi Argjentinën gjatë viteve 1989-1999. /abcnews.al