Vdes shoku Duch, drejtori i burgut të tmerreve njerëzore në Kamboxhia

schedule14:23 - 2 Shtator, 2020

schedule 14:23 - 2 Shtator, 2020

Kaing Guek Eav, i njohur si shoku Duch, figurë e rëndësishme Khmerëve të Kuq dhe i dënuar për krime kundër njerëzimit në Kamboxhia, vdiq sot në moshën 77-vjeçare.

Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e OKB-së, shkruan abcnews.al.

Duch diq të mërkurën, në moshën 77 vjeçare, tha një zëdhënës i gjykatës në kryeqytetin Phnom Penh, pa dhënë detaje. Ai kishte qenë i sëmurë për shumë vite.

“Duch vdiq këtë mëngjes në orën 00:52, në 2 shtator në Spitalin Khmer të Miqësisë Sovjetike. Nuk mund ta them detajet e asaj për të cilën ai vdiq,” tha zëdhënësi.

Ai drejtoi burgun famëkeq Tuol Sleng ku mijëra njerëz u torturuan dhe u vranë në fund të viteve 1970.

Rreth dy milion njerëz besohet se kanë vdekur nën Kmerët e Kuq, një regjim Maoist që kontrollonte Kamboxhian nga 1975 deri në 1979.

Në 2010, Duch u bë udhëheqësi i parë i lartë “Khmer Rouge” që u dënua nga gjykata e mbështetur nga KB pasi një gazetar e gjeti atë duke u fshehur një dekadë më parë. Ai u dënua në vitin 2012. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!