Vdes psikiatri që zhvilloi terapinë njohëse të sjelljes

schedule07:47 - 2 Nëntor, 2021

schedule 07:47 - 2 Nëntor, 2021

Ka humbur jetën në moshën 100 vjeçare psikiatri amerikan, Aaron Beck, i cili konsiderohet si baba i terapisë njohëse të sjelljes. Lajmin e konfirmoi vajza e tij, Judith Beck, e cila tha se babai i saj vdiq në shtëpinë e tij në Filadelfia.

Mediat e huaja bëjnë me dije se terapia njohëse e sjelljes është një qasje e zhvilluar në vitet 1960, e cila i trajnon pacientët që të identifikojnë dhe të largojnë mendimet negative irracionale për veten, botën dhe të ardhmen.

Kjo qasje është tani metoda më e praktikuar e terapisë në mbarë botën. Beck ka lindur në korrik të vitit 1921 në Rod Ajllwnd dhe ishte djali i tretë i dy emigrantëve hebrenj rusë.

Ai e ka zhvilluar trajtimin pasi ka zbuluar se pacientët e tij në depresion shpesh kanë ide të çrregullta negative./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!