Vdes personi i dytë që i’u transplantua zemra e derrit gjashtë javë më parë

schedule15:54 - 1 Nëntor, 2023

schedule 15:54 - 1 Nëntor, 2023

Lorenz Faucett, personi i dytë që mori transplantin e zemrës së derrit, vdiq më pak se gjashtë javë pas këtij operacioni eksperimental, njoftuan mjekët e tij në shtetin amerikan të Maryland.

Faucett, 58 vjeç, vuante nga zemra dhe nuk konsiderohej një kandidat i mirë për një transplant tradicional të zemrës, kështu që më 20 shtator ai mori një zemër derri të modifikuar gjenetikisht.

Sipas Universitetit të Mjekësisë në Maryland, në muajin e parë zemra dukej e shëndetshme, por në ditët e fundit u vërejtën shenja të refuzimit të organit të transplantuar. Faucet vdiq të hënën, raporton AP.

Ndërsa, vitin e kaluar, një ekip nga Maryland kreu transplantin e parë të zemrës në botë nga një derr i modifikuar gjenetikisht në një njeri që po vdiste, David Bennett. Ky i fundit mbijetoi vetëm dy muaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!