Një burrë nga India që pretendonte se shëronte koronavirusin duke puthur duart e të infektuarve ka vdekur nga sëmundja. Mediat vendase raportojnë se burri nga Madhya Pradesh, i vetëquajtur ‘baba’, kishte infektuar edhe 20 persona të tjerë.
“Ai u testua për koronavirus pasi filloi të kishte simptoma të rënda dhe vdiq menjëherë. Nga gjurmimi i kontaktit që kemi bërë deri më tani, shtatë nga anëtarët e familjes së tij dhe trembëdhjetë ndjekës kemi testuar pozitivë.”, njoftuan autoritetet.
Autoritetet thanë se pas vdekjes së tij, rreth 150 njerëz nga ky rajon u futën në karantinë, pasi kishin vizituar predikuesin, duke e kthyer zonën në një vatër të nxehtë të shpërthimit të virusit. Aktualisht, India renditet në vendin e katërt në botë për numrin e të prekurve, e cila ka konfirmuar më shumë se 340 mijë raste. /abcnews.al