Një gjeneral rus i burgosur, i cili dinte sekretet e Vladimir Putin ka vdekur papritur nga “leuçemia”, dhe rrethanat misterioze të vdekjes së tij kanë nxitur teori të ndryshme.
Të hënën e kaluar, 69-vjeçari Gennady Lopyrev, i cili së shpejti do të kishte të drejtë të aplikonte për lirim me kusht, u ndje shumë keq. Mjekët që e ekzaminuan pasi u transferua në spital, thanë se vuante nga leucemia, e cila nuk ishte zbuluar në analizat e mëparshme.
Sipas Daily Mail, një gjykatë ushtarake ruse e dënoi gjeneralin me 10 vjet burg në vitin 2017 pasi e shpalli fajtor për ryshfet dhe posedim të paligjshëm të municioneve, akuza që ai vazhdoi t’i mohonte edhe pas dënimit të tij.
Lopyrev, i cili shërbeu në Shërbimin Federal të Sigurisë (FSO), kishte mbikëqyrur personalisht ndërtimin e “pallatit” gjigant që besohet gjerësisht se i përkiste presidentit rus në Gelendzhik, i cili pretendohet se është ndërtuar me paratë e shtetit. Ai ishte gjithashtu përgjegjës për rezidencën verore zyrtare të Putinit “Bocharov Ruchei” në Soçi.
Siç thekson Daily Mail, deri në arrestimin dhe burgimin e tij, 69-vjeçari ishte një nga këshilltarët më të besuar të presidentit rus për sigurinë dhe u fotografua duke shoqëruar Putinin dhe kryeministrin britanik Tony Blair në Moskë në vitin 2002.
/abcnews.al