Sulmuesi më famëkeq i Pablo Escobar, Jhon Jairo Velásquez, i cili mburrej me vrasjen e 300 personave vdiq në moshën 57 vjeçare.
I njohur si “Popeye”, ai u lirua nga burgu në 2014 pas më shumë se 20 vjet dhe hapi një kanal në YouTube, duke tërhequr më shumë se një milion ndjekës. Por ai u burgos përsëri në 2018 me akuzën e zhvatjes.
Velásquez ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Escobar, i cili drejtonte një perandori të trafikut të drogës nga qyteti kolumbian i Medellín që dërgoi mijëra ton kokainë në SHBA./abcnews.al