Vdes miliarderi i njohur kinez, dyshohet se e helmoi punëtori i tij me çaj

schedule13:54 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 13:54 - 30 Dhjetor, 2020

Miliarderi i njohur kinez, Lin Qi ka ndërruar jetë. Sipas mediave ndërkombëtare, CEO i kompanisë së famshme, Yoozoo ishte helmuar në natën e Krishtlindjeve.

Pas disa ditë qëndrimi në spital, Qi ka vdekur duke mos e përballuar helmimin që dyshohet se erdhi nga një çaj. Ndërkohë, një punëtor i afërm i tij është i dyshuari kryesor për helmimin e tij.

Kujtojmë që kompania e tij, Yoozoo bëri bujë me krijimin e disa lojërave kompjuterike dhe telefonike, të cilat u bënë të famshme në mbarë botën. Yoozoo ka të punësuar mbi 2.000 punonjës. l.k/abcnews.al