Vdes ish-shefi i Kombeve të Bashkuara, Javier Perez de Cuellar

schedule09:48 - 5 Mars, 2020

schedule 09:48 - 5 Mars, 2020

Ish-shefi i Kombeve të Bashkuara, Javier Perez de Cuellar, i cili luajti një rol vendimtar në përfundimin e luftës  Iran-Irak, ka vdekur në Peru, në moshën 100 vjeçare, tha djali i tij më 5 mars.

Perez de Cuellar shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara nga 1981 deri më 1991. Ai udhëhoqi OKB-në gjatë periudhës kur ndodhi lufta tetëvjeçare midis Iranit dhe Irakut, si dhe lufta civile në El Salvador.

Ai ishte president i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga 1973 deri më 1974 dhe ishte përfaqësues i përhershëm i OKB-së në Qipro nga 1975 deri në 1977.

Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres tha për Perez de Cuellar: “Ai ishte një burrë shteti i arrirë, një diplomat i përkushtuar dhe një frymëzim për të gjithë ne që la gjurmë në Kombet e Bashkuara dhe në botë” ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!