Ra nga pema, vdes 59-vjeçari në Lezhë

schedule13:13 - 19 Maj, 2021

schedule 13:13 - 19 Maj, 2021

Një 59-vjeçar i quajtur Islam Taka ka mbërritur pa shenja jeta në spitalin e Lezhës. Policia bën me dije se 59-vjeçari është gjetur pa shenja jete  nga kolegët e punës dhe dyshohet se ka rënë nga pema.

“Nga veprimet hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë rezultoi së shtetasi Islam Taka ,59 vjeç, banues në Lezhë, i cili punonte në një sërë pemesh dekorative,dyshohet se  ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen”, njofton policia.

Njoftimi i plotë

Më datën 19.05.2021, rreth orës 12:00 ,jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit Rajonal Lezhë për një shtetas që ka arritur pa shenja jetë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë rezultoi së shtetasi I.T.,59 vjeç, banues në Lezhë, i cili punonte në një sërë pemesh dekorative,dyshohet se  ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!