Mijëra irakienë kanë marrë pjesë në Bagdad në funeralin e Qassem Soleimani, gjenerali iranian i vrarë nga forcat amerikane, duke brohoritur “Vdekje për Amerikën”, ndërsa presidenti iranian, Hassan Rohani, gjatë një vizite tek anëtarët e familjes së tij , rithekson urrejtjen ndaj amerikanëve. “Ata nuk e kuptuan se çfarë gabimi të madh kanë bërë – tha ai – ata do të shohin efektet e këtij veprimi kriminal jo vetëm sot, por edhe në vitet në vijim.
Krimi i Amerikës do të mbetet në histori ndër më të mëdhenjtë të kryer ndonjëherë kundër popullit iranian “shtoi ai.
Sipas transmetuesit të ‘Press Tv’, trupi i gjeneralit do të transferohet në Iran pas shërbimeve fetare.
Në sulmin ndaj Soleimani,gjithashtu mbeti i vrarë dhe bashkëpunëtori i tij kryesor në Irak, Abu Mahdi al-Muhandis.
Sipas agjencisë së lajmeve Irna, ambasadori iranian në Irak, Iraj Masjedi, zbuloi pas një takimi me kryeministrin, Adel Abdul-Mahdi, se irakianët këmbëngulën për mbajtjen e funeralit të Soleimani në Bagdad . Masjedi ka saktësuar se ceremonia do të nderojë edhe viktimat e tjera të sulmit të djeshëm, ndërsa ishte zv / ambasadori iranian në Bagdad, Mousa Tabatabaie, saktësoi se ceremonitë do të mbahen edhe në Najaf dhe Kerbala.

Pas paradës së Kazimiya-s, funerali zyrtar do të mbahet në Zonën e Gjelbër të Bagdadit në prani të shumë udhëheqësve irakenë. Në fund, trupi i Soleimani do të sillet edhe në qytetet e shenjta për Shiitët, Kerbala dhe Najaf, përpara se trupi i tij të kthehet në Iran, ku gjenerali iranian do të ketë një tjetër funeral në shtëpi. Funerali për nder të gjeneralit do të mbahet në qytetin e shenjtë të Mashad, në veri-lindje të vendit, dhe nesër në mëngjes në Teheran, gjithashtu në prani të Udhëzuesit Suprem Ali Khamenei, siç raportohet nga agjensia e lajmeve ‘Mehr’. Trupi i gjeneralit do të transferohet më pas në Kerman, qyteti që lindi Soleiman. Gjenerali do të varroset të martën në Kerman./abcnews.al

